Top News – Covid 19, testet false/ Dy shqiptarë të arrestuar në kufi
19/11/2020 12:25

Organet greke të sigurisë janë vënë në alarm pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR. Këto të fundit shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek. Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtarësh në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare. Të arrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga Covid për Greqinë e veriut. Raportohet se ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve që hyjnë në vend nga kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish. Autoritetet greke sqarojnë se pavarësisht testetve të sakta PCR të kryera në laboratorët e akredituar për Covidin, ekziston një mundësi infektimi gjatë periudhës disa orëshe nga njëri test në tjetrin. Numri i shtuar i të prekurve në Shqipëri, ka detyruar qëverinë greke të përgatisë shtrëngim të masave kufizuese për punonjësit sezonalë fillimisht dhe me gjasa një mbyllje totale të kufirit që prej javës së parë dhjetorit.

Top Channel/ Dyndje nga Qafë-Thana! Pritje në doganë, puna me 8 sportele. Kalojnë 30 mijë persona
02/08 15:28
Top Channel/ Mësuesit e shqipes në diasporë! Mbi 250 mësues nga 20 vende u mblodhën në Shkodër
02/08 15:23
Top News – Bankers, gati për ‘Shqipërinë 2030’. Deklarata e kompanisë për arbitrazhin dhe hetimet
02/08 15:13
Top Channel/ “Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Përfituar në kundërshtim me ligjin
02/08 15:06
Top Channel/ Rumun në Vlorë! U kontraktua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e…
02/08 15:02
Top News- DailyMail, reportazh në Has/ ‘Gra të vetmuara dhe fëmijë që nuk njohin baballarët e tyre’
02/08 14:41
Top News- Grabiti hotele, vila e biznese/ Vihet në pranga 21-vjeçari në Durrës
02/08 13:47
Top News-Aksioni për lirimin e pronës publike. Rama: Ngrehinat do zhbëhen derisa të vendosen kufijtë
02/08 13:05
Top News- Mashtruan gjermanët përmes ‘Call Center’/ GJKKO lë në burg 4 anëtarë të grupit kriminal
02/08 12:53
Top News- Qëlloi me armë zjarri drejt një banese/Arrestohet 18-vjeçari, kishte konflikte me komshiun
02/08 12:31
Top News – ‘Goditja e fundit për blegtorët’. PD për aksionin ndaj qumështit dhe mishit pa faturë
02/08 12:30
Top News – Zjarret dogjën ullinjtë në Delvinë. PD kërkon dëmshpërblim të plotë për fermerët
02/08 12:29
Top Channel/ Në turizëm punojnë të huaj, plotësojnë mungesat për fuqi punëtore në hotele
02/08 12:28
Top Channel/ Shkollimi ushtarak, aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të hapura deri nesër
02/08 12:22
Top News – Bonusi nuk rriti bebet. Nga 2018 deri në 2024, numri i lindjeve ra 25 për qind
02/08 12:11
Top News- 29 sulme kibernetike në tre muaj/ Më i rëndi ndaj sistemit të Bashkisë Tiranë
02/08 12:09
Top Channel/ “Gjadri”, zemërohet Meloni: Vendimi dobëson politikat kundër emigracionit të paligjshëm
02/08 12:02
Top Channel/ Fluks në Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia presin në radhë për të hyrë në Shqipëri
02/08 11:28
Top News- Fluks automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës, punohet me 4 sportele për udhëtarët
02/08 11:25
Top News – Procedohet penalisht turku. Korçë, u filmua duke dhunuar vajzën e tij të mitur
02/08 11:07