Edhe një ministër në qeverinë ruse ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është duke u trajtuar në spital. Ministri i Ndërtimtarisë, Vladimir Yakushev, tha se është shtrirë në një spital në Moskë dhe është duke u trajtuar nën mbikëqyrjen e mjekëve, raporton agjencia TASS. Një nga zyrtarët në ministrinë e tij, Dmitry Volkov, po ashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.