Austria ka vendosur të dërgojë njerëzit e pavaksinuar në izolim. Nga e hëna e 8 nëntorit, ata që nuk janë të imunizuar, nuk do të kenë më mundësi të aksesojnë restorantet, jetën e natës, hotelet, aktivitetet sportive, kulturore dhe do të përjashtohen nga nismat për kohën e lirë. Në katër javët e para do të mjaftojë vetëm doza e parë e kombinuar me një tampon PCR, por më pas do të duhen të dyja dozat.