Top News – Covid 19, ekspertët e `vulosin`/ Edhe pas shërimit, mund të ndodhë riinfektimi!
09/02/2021 20:34

Cështja e riinfektimit me Covid 19 është diskutuar gjatë, por pas shumë hamendësimesh ekspertët tani duken se kanë dalë në një përfundim më të qartë. Në Afrikën e Jugut, një studim zbuloi ri-infektime me mutacionin e shfaqur në këtë vend tek 2% e atyre që e kishin kaluar më parë sëmundjen. Edhe në Brazil janë dokumentuar raste të ri-infektimit me variantin e ri të koronavirusit. Rreziku pra, nuk është I papërfillshëm. Specialistët ende nuk e kuptojnë përse në një pjesë të njerëzve, reagimi i organizmit ndaj virusit nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të ardhmen. Një studim në Shtetet e Bashkuara arrin në përfundimin se rreth 10% e marinsave që ishin infektuar më parë dhe u kthyen në stërvitje pasi rezultuan negativë, u infektuan për herë të dytë. "Me sa duket, ri-infektimi mund të ndodhë. Nuk mendoj se e kuptojmë plotësisht përse ndodh kjo, përse nuk krijohet imunitet pas infektimit të natyrshëm. Duket se kjo ndodh tek një pakicë njerëzish dhe se në shumicën e popullatës shfaqet një sasi e mirë antitrupash, por kjo nuk ndodh tek të gjithë,” thotë imunologu E. John Wherry. Mjekët në Afrikën e Jugut u shqetësuan në fund të vitit të kaluar kur vunë re një shtim të rasteve, ndër to edhe tek individë që e kishin kaluar më parë infeksionin me koronavirus. Disa prej rasteve të reja ishin me mutacionin e virusit të shfaqur në këtë vend që është shumë më ngjitës dhe nuk duket se reagon aq mirë ndaj mjekimeve ekzistuese.

Top Channel/ Atmosfera e planetit thyen rekord, niveli i avujve të ujit rrit rrezikun
17/09 23:37
Top Channel/ Nato-Rusi, tension në ajër, Aleanca ngre avionët luftarakë
17/09 23:35
Top Channel/ Sanksionet e reja të SHBA-së, Kremlini e fajëson: Do të pengosh…
17/09 22:27
Top Channel/ Ftesa për Kanadanë që t’i bashkohet BE, reagon Trump: Vendim armiqësor
17/09 20:02
Top Channel/ Suedi, dorëhiqet kryeministri. Humbi zgjedhjet, UlF Kristersson vendos për 24 orë
17/09 19:53
Top News – BE dhe Kanadaja, më të forta bashkë! Carney i përgjigjet Trump: Nuk po kërkojmë dominim
17/09 15:30
Top News – A është gati NATO për luftë??? Ukraina përshtatet shpejt, aleancës i duhen dekada
17/09 15:10
Top News – Kongresi amerikan ndëshkon Rusinë / Kremlini: Sanksionet largojnë paqen në Ukrainë
17/09 15:04
Top News – ‘Operacione ushtarake’ në Poloni / Mbyllen dy aeroporte dhe pezullohen gjithë fluturimet
17/09 15:04
Top Channel/ Sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë: Kongresi i SHBA miraton ligjin!
17/09 14:39
Top News – Turqia vendos ushtrinë përballë ishullit grek. Athina alarmohet nga lëvizjet e Erdoganit
17/09 13:44
Top News – BE ‘mbyll’ rrjetet sociale / ‘Mini-llogari’ për 13 vjeçarët, akses vetëm një orë
17/09 13:11
Top News – SHBA rrit normat e interesit / Synohet ngadalësimi i rritjes së çmimeve
17/09 12:50
Top News – Alarm i kuq: Rrezik i konsiderueshëm! Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje vdekjeprurëse
17/09 12:50
Top News – Australia i shpall luftë emigracionit / Vendi në krizë strehimi, qeveria merr masa
17/09 12:49
Top News – Lufta Rusi-Evropë në sytë e Lavrov: ‘Do jetë e shkurtër dhe jo e vështirë për Moskën’
17/09 12:41
Top Channel/ SHBA zbulon rrjetin, 5 persona akuzohen se organizonin vrasje për inteligjencën ruse
17/09 12:34
Top Channel/ E para herë në 3 vjet, SHBA rrit normën e interesit: Inflacioni, shumë i lartë!
17/09 12:34
Top News – U dëbua nga turneu i Ed Sheeran. Macklemore dhuron 1 milion dollarë për palestinezët
17/09 12:27
Top Channel/ Në Gjermani “plas” malaria e aeroportit: 8 të prekur e dy viktima në Frankfurt!
17/09 12:23