Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 3 persona kanë humbur jetën nga virusi covid 19. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 raste të reja të prekur nga virusi. 80 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.