Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, nis këtë të hënë turin diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës së tij, ai është ndalur në Sarajevë, ku pritet të takohet me liderë institucionalë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ndërsa më 2 qershor, diplomati europian do të jetë në Tiranë për takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës. Po atë ditë, Antonio Costa do të udhëtojë drejt Shkupit.