Kryeministri italian, Giuseppe Conte, do të merret në pyetje si pjesë e një hetimi të nxitur nga të afërmit e viktimave të koronavirusit, të cilët pretendojnë se janë bërë gabime në fillesat e pandemisë. Prokurorët në Bergamo, provinca lombarde e goditur më së shumti nga virusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e Brendshme, Luciana Lamorgese, lidhur me atë që po shihet si dështim i autoriteteve për të vënë në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro pas shpërthimit epidemik atje.