Aksioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit, nisi pas kallëzimit të çobanit që punonte me autorin, ku ky i fundit e kishte dhunuar dhe kërcënuar. Në konkluzionet e Prokurorisë së Korçës, thuhet se bariu 32-vjeçar denoncoi në polici një ditë para ngjarjes se Braçellari jo vetëm kishte ushtruar dhunë ndaj tij, por i kishte drejtuar armën automatike. 43-vjeçari ishte dënuar me 10 vite burgim për prodhim dhe shitje droge, ndërsa fshihej në një stan, i armatosur pasi i kishte shpëtuar disa herë policisë.