Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmundja shkaktare e pandemisë që të gjithë e njohin si “ Vdekja e Zezë”. I infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, të ndodhur në veriperëndim të Pekinit. Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.