Qeveria britanike iu afrua një objektivi thelbësor në luftën e saj kundër koronavirusit. Por synimi për të realizuar 100,000 teste në ditë për Covid-19 deri në fund të prillit nuk u përmbush; e shumta shkuan në 81.611 testime. Burime qeveritare argumentojnë – deri diku me justifikime-, se objektivi në vetvete kishte qenë gjithmonë mjaft ambicioz, dhe e konsiderojnë arritje të madhe që u mbërrit kaq shpejt edhe në këto nivele, kur ne fillim te muajit kryheshin vetëm 10 mijë teste në ditë.