Cmimi i bukës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Bashkimin Evropian. Kjo konfirmohet nga Eurostat, që vëren se në gusht, cmimi është rritur mesatarisht me 18 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Dhe shkak për këtë, sic konfirmon vetë Eurostat, është mbi të gjitha, lufta në Ukrainë.