Rritja e çmimeve u frenua në muajin tetor në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa Eurostat raportoi për herë të parë pas më shumë se dy vitesh nivelin e inflacionit prej 2.4 për qind. Shifra është pranë objektivit të Bankës Qendrore Europiane, ku niveli i inflacioni është caktuar jo më shumë se 2 për qind. Për të arritur këtë objektiv, BQE ka rritur në seri normat e interesit duke nisur nga vera e vitit të kaluar.