Një ditë para përfundimit të edicionit të vitit 2022 të Panairit të Librit janë ndarë edhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi. Çmimi i Letërsisë për fëmijë iu akordua Natasha Shuteriqit për librin “Kalendari i ëndrrave të morës”. Natasha Shuteriqi shprehu mirënjohjen duke theksuar se të shkruash për fëmijët është përgjegjësi shumë e madhe.