Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka depozituar një kërkesë për seancë pyetjesh me ministrin e financave, Petrit Malaj sa i takon procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në dokument Tabaku shprehet se duke lënë në fuqi çmime reference shumë më të ulëta se vlera reale e tregut, ndërtuesit në zonat rezidenciale dhe në bregdet paguajnë taksë ndikimi në infrastrukturë mbi një bazë shumë më të ulët se sa vlera reale e pronës. Për këtë kërkon informacion nga ministri se sa është vlera e të ardhurave që buxheti i shtetit dhe bashkitë kanë humbur për shkak të mosmiratimit të referencave të reja dhe a është krijuar një avantazh për ndërtuesit në këto zona?