Cmimi i karburantit në gjermani vetëm rritet dhe kancelari Friedrich Merz beson se tani është arritur kufiri i përballueshmërisë për shumë qytetarë. "Mendoj se duhet të veprojmë”, tha ai në Berlin duke shtuar se qeveria ende nuk ka vendosur për instrumentet konkrete, por po shqyrton mundësinë e ndërhyrjeve përmes taksave dhe tarifave. Ndërkohë, industria e naftës parashikon që normalizimi i çmimeve mund të ndodhë vetëm gjatë vitit të ardhshëm.