Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi kishte testuar me sukses disa armë super moderne të teknologjisë supersonike. Shefi i Kremlinit flet për një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë së Rusisë. Provat kaluan "me sukses dhe pa gabime", tha Presidenti Vladimir Putin në një fjalim televiziv. Për Rusinë kjo është "një ngjarje e madhe dhe një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë ruse dhe përmirësimin e aftësive të saj mbrojtëse".