Top News/ ‘Çmendet’ Kim Jong un…Lëshon raketa balistike për të dytën herë në një javë
18/09/2024 11:49

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën drejt bregut të saj lindor, thanë Koreja e Jugut dhe Japonia, disa ditë pasi Pheniani zbuloi një objekt të pasurimit të uraniumit dhe u zotua të rrisë arsenalin e tij bërthamor. Raketat u lëshuan nga Kaechon, në veri të kryeqytetit Penian rreth orës 6:50 të mëngjesit në një drejtim verilindor dhe fluturuan për rreth 400 km, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, pa saktësuar se sa raketa u lëshuan dhe se ku kishin rënë ato.“Ne e dënojmë fuqishëm lëshimin e raketave të Koresë së Veriut si një provokim të qartë që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean”, tha shtabi në një deklaratë, duke u zotuar se do të përgjigjet ndaj çdo provokimi të mëtejshëm. Rreth 30 minuta pas njoftimit të parë për lëshimin e raketave, roja bregdetare e Japonisë tha se Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike. Ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara tha se të paktën një nga raketat ra pranë bregut lindor të Koresë së veriut dhe se lëshimet "nuk mund të tolerohen". Komanda e Amerikane e Indo-Paqësorit tha në X se ishte në dijeni të testimit dhe se ishte konsultuar me Seulin dhe Tokion. Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi edhe të enjten e kaluar, lëshimi i parë i tillë në më shumë se dy muaj, që më vonë e përshkroi si testim të një sistemi të ri lëshimi të shumëfishtë raketash. Zyrtarët koreanojugorë besojnë se prova e fundit mund të jetë një testim i armëve që do të eksportohen për në Rusi, në kuadër të bashkëpunimit të shtuar ushtarak mes dy vendeve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20