Top News – Çmendet Bitcoini, shënon rekord të ri / Edhe çmimi i arit në qiell, ‘parajsa të sigurta’
07/10/2025 16:30

Vlerat e Bitcoin-it dhe arit arritën rekorde të reja këto ditë, të nxitura nga pasiguria financiare në rritje e lidhur me mbylljen e qeverisë amerikane dhe nga një krizë e re politike në Francë. Më pak se një muaj pas emërimit të tij, kryeministri francez Sébastien Lecornu dha dorëheqjen të hënën, duke trazuar aksionet dhe obligacionet në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës. Çmimi i arit po i afrohej 4,000 dollarëve për ons ose 123 dollarëve për 1 gram, në fillim të javës, përpara se të binte në nën 3,970 dollarë të martën. Kërkesa për metalin e çmuar është rritur vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Rritja e cmimit të arit është nxitur pjesërisht nga rritja e kërkesës së bankave qendrore dhe tensionet gjeopolitike, të cilat i drejtojnë investitorët drejt mbrojtjes nga inflacioni. Një dollar më i dobët, i cili e bën arin relativisht më të lirë për ata që mbajnë monedha të tjera, ka ndihmuar gjithashtu. Ndërkohë, Bitcoin-i, ose ndryshe ari dixhital, u ngjit në mbi 125,000 dollarë të dielën, duke arritur një rekord të ri. Kriptomonedha më e fortë në botë është rritur në vlerë me më shumë se 30% këtë vit, pjesërisht për shkak të politikave miqësore ndaj kriptovalutave të administratës amerikane dhe shqetësimeve në lidhje me zhvlerësimin e dollarit. Megjithatë, ekspertët tregohen të kujdesshëm dhe paralajmërojnë se entuziazmi rreth asetit kripto mund të mos zgjasë shumë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58