Forges de Tarbes, në Francën jugperëndimore, ishte në prag të falimentimit në vitin 2021, por tani po stërmundohet të përballojë porositë, me sfidën kryesore që është rritja e shkallës së prodhimit të predhave 155 milimetërshe të destinuara për Ukrainën dhe riarmatimi i forcave evropiane. Në kantierin e kompanisë franceze Europlasma, e cila punëson 80 persona, synohet dyfishimi i volumit të prodhimit. Është e vetmja qendër prodhimi në Francë për predhat boshe që më pas dërgohen te kompania KNDS, e cila i mbush me ngarkesën e tyre shpërthyese.