Deputeti socialist Erion Braçe thotë se ka mbikëqyrur tregun e fruta perimeve në tre zona të ndryshme të Tiranës, duke shtuar se çmimet e larta po cenojnë xhepat e qytetarëve. Sipas tij, çmimet janë çmendur. Ai citon çmimin me të cilin po shitet aktualisht në kryeqytet domatja dhe speci. Sipas tij, faktori nuk është rritja e çmimit të naftës, por është çmimi i importit që po ndjek dhe prodhimi vendas.