Një fat i mirë i rënë nga qielli duket se ia ka bërë më të lehtë punën inxhinierëve që të largonin anijen gjigande që bllokoi Kanalin e Suezit për thuajse një javë. E ashtuquajtura Hëna e plotë e krimbit, që u shfaq në qiell të dielën, coi në një baticë pranvere akoma më të madhe nga ajo që pritej, plot 46 cm mbi nivelin normal, të hënën, cka edhe lehtësoi procesin e zhbllokimit të anijes – tha NASA.