Kryeministri Edi Rama u prit nga Presidentja Vjosa Osmani në Prishtinë. Kreu i Qeverisë ndodhet në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 25 vjetorit të çlirimit, që përkon me kohën kur trupat e NATO-s hynë në vend duke larguar prej andej makinerinë e spastrimit të Sllobodan Millosheviçit.