Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka dëshmuar para një paneli të Kongresit për lidhjet e tij me financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein. Ai mohoi të ketë pasur dijeni mbi aktivitetin kriminal të mikut të tij, duke theksuar se nuk ka bërë asgjë të gabuar. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Clinton u pyet edhe për foton e tij në vaskë me një grua të paidentifikuar. Clinton tha se nuk e njihte këtë të fundit dhe mohoi te ketë pasur marrëdhënie seksuale me të. Po ashtu, ai u shpreh se do të kishte ndërprerë çdo kontakt me Epsteinin dhe nuk do të kishte udhëtuar me avionin e tij nëse do të kishte pasur dijeni për veprimet e tij. Ndryshe nga gruaja e tij, Bill Clinton nuk foli me gazetarët pas përfundimit të dëshmisë, por publikoi një video për mediat, ku përsëriti deklaratat e tij dhe bëri thirrje që të gjitha dosjet të publikohen nga Departamenti i Drejtësisë.