Serebatan Sarnıcı” që fjalë për fjalë në turqisht do të thotë “pallat i zhytur në ujë”, njihet më shumë me emrin e një cisterne nëntokësore, e cila ndodhet në nëntokën e Stambollit. Është një nga ato vende që të gjithë shkojnë e shohin kur vizitojnë qytetin më turistik të Turqisë. Cisterna u ndërtua në vitin 532 nga Perandori Justiniani I, gjatë periudhës më të begatë të Perandorisë Romake të Lindjes. Më parë aty ekzistonte një strukturë që datonte në periudhën e Perandorit Kostandin, por ajo u zgjerua dhe u ndryshua plotësisht. Sot ajo është rreth 10 mijë metra katrorë.