Aktorja e njohur, Megan Fox pavarësisht se konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe joshëse në botë ka folur për problemet e shumta me vetëbesimin. “Nuk ka kurrë një pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë”, tha 36 vjeçarja duke treguar edhe për luften e vazhdueshme për të dashur veten. Aktorja, nëna e tre femijëve gjithashtu pranoi se ka qenë gjithmonë kritike ndaj imazhit të saj dhe kishte një fiksim me trupin e saj që kur ishte fëmijë.