Top News – Cikloni mesdhetar/ Greqia përballë fenomenit të rrallë
17/09/2020 21:29

Greqia po përgatitet të goditet nga një ciklon i rrallë mesdhetar. Zëvendës ministri i mbrojtjes civile, nikos hardalias, paralajmëroi për një fushë presioni barometrik të ulët që fillon pasditen e të enjtes në perëndim. Cikloni, i quajtur Ianos, do ti afrohet brigjeve perëndimore greke mëngjesin e të premtes. Shpejtësia maksimale e erërave të enjten ishte rreth 90 km në orë. Ianos do të shkaktojë reshje të dendura shiu që do të arrijnë në 400 mm në disa zona, cka mund të rezultojë edhe me përmbytje. Ekziston edhe rreziku i zhvillimit të tornadove. “Ne po përgatitemi që të përnallemi me një fenomen të rrallë moti ekstrem”, tha Hardalias, duke shtuar se qytetarët që jetojnë në rajonet më të predispozuara të preken nga moti i keq duhet të kufizojnë lëvizjet. Ianos do të godasë fillimisht ishujt Zante, Kefalonia dhe Itaka për të vijuar më tej drejt ishujve ilia dhe mesinia, në gadishullin e peloponezit ku ekspertët parashikojnë erëra shkatërrimtare. “Ciklonët mesdhetarë janë një fenomen relativisht i rrallë që është hasur në greqi për herë të parë në 1995 por që janë intensifikuar dhe janë bërë më të shpeshtë në rajonin e mesdheut për shkak të ndryshimeve të klimës”, shtoi Hardalias. Ky fenomen i motit formohet në të njëjtën mënyrë dhe ngjan me ciklonët tropikalë, si ata të parë në SHBA, por janë më të dobët, zakonisht më jetëshkurtër dhe më të vogël në përmasa se ciklonët tropikalë.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07