Top News – ‘Ciklon bombë’ e ‘lumë atmosferik’ / Fenomeni i rrallë i motit që ka goditur Kaliforninë
06/01/2023 13:30

Kalifornia ndoshta i shpëtoi të ftohtit ekstrem që mbërtheu shtetet e bashkuara të amerikës gjatë periudhës së festave të fundvitit, por moti i keq ka shumë forma. Shteti amerikan është përballur tani me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe borë në zonat më të larta...Ekspertët e motit thonë se kjo është vetëm një pjesë e motit ekstrem që ka goditur Kaliforninë dhe parashikojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Meteorologët flasin për një ‘ciklon bombë’ të kombinuar me një ‘lumë atmosferik’, domethënë një rrymë ajri të lagësht që mbart avujt e ujit në distanca të largëta prej mijëra kilometrash. ‘Lumenjtë atmosferikë’ sjellin reshje, por nëse ata janë jashtëzakonisht intensivë, siç është ai që po regjistrohet në shtet këto ditë, shiu dhe bora në male arrijnë nivele të paprecedenta. Kombinimi i “ciklonit bombë” dhe një “lumi atmosferik” të fortë është ajo që shqetëson ekspertët në Kaliforni. Stuhitë shkaktohen kur një masë ajri me presion të ulët takohet me një masë me presion të lartë. Rrjedha e ajrit është nga presioni i lartë te presioni i ulët, dhe kjo shkakton erën. Në një ciklon bombë e rëndësishme është se sa shpejt bie presioni në masën e ajrit me presion të ulët. Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më të forta janë erërat

Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54