Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte çoi në ekzekutimin e dhjetë urdhra-arresteve me burg. Policia italiane në Leçe, ka shpërbërë një grup kriminal të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për administrimin e një trafiku të gjerë droge në provincat e Leço, Monza, Brianza, Milano dhe Sondrio. Disa kërkime nëpër shtëpi janë zhvilluar kundër të arrestuarve. Operacioni u kodua në shqip “Tullac” dhe u zhvillua pas një hetimi përreth një vit.