Autoritetet e Kosovës, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare kanë finalizuar një operacion më 30 qershor në Prishtinë duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh. Operacioni I koordinuar edhe me Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim dhe autoritetet italiane e franceze, nisi në kuadër të një hetimi për pastrimin transnacional të parave të nxjerra nga trafikimi i drogës.