Një betejë ligjore për azil në Britani, iniciuar nga një çift lesbikesh doli në përfundimin se Shqipëria konsiderohet një shoqëri patriarkale dhe homofobike, ndaj kërkesa duhet pranuar. Detajet e gjyqit janë zbardhur nga britanikja ‘The Telegraph’ ku thuhet se ka një rekord prej 41,987 kërkesa emigracioni, kryesisht për arsye të të drejtave të njeriut, të cilat pengojnë përpjekjet e politikës për të përshpejtuar largimin e emigrantëve të paligjshëm.