Top News/ CIA ‘flet’ me agjentët e dyfishtë në Rusi / Tenton t’i rekrutojë me një video të re
24/01/2024 12:40

Agjencia qendrore amerikane, ka publikuar një video të re në gjuhën ruse, në përpjekje për të bindur punonjësit e inteligjencës ruse që të ndërrojnë anë dhe të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin. Drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, tha në korrik se pakënaqësitë mes disa rusëve për luftën në Ukrainë, po krijonin një mundësi të rrallë për të rekrutuar spiunë dhe se CIA nuk do ta lejonte këtë mundësi t’i ikte nga duart. Videoja e publikuar në kanalin zyrtar të CIA-s në platformën X, ka në shënjestër ata që sugjeron se janë rusë patriotë që punojnë në komunitetin e inteligjencës që mund të ndjehet i tradhëtuar nga korrupsioni në qarqet elitare dhe nga keq pajisja apo keq furnizimi i forcave të armatosura të vendit. “Ata që ndodhen përreth jush, ndoshta nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, por ne duam...ju nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në më të fundit prej videove rekrutuese që kanë në shënjestër rusinë, para se të detajojë mënyrat e kontaktimit me CIA-n. Shoqëruar nga muzikë klasike melankolike, karakteri kryesor në video, i imagjinuar, është një punonjës 35 vjecar i agjencisë të inteligjencës ushtarake ruse, që prezantohet si patriot që e do rusinë dhe që më parë ka shërbyer si ushtarak. “A kam kurajon për tu përballur me këtë tradhëti?”, pyet ai veten para se të thotë se ka kuptuar se armiku i vërtetë është brenda në rusi në formën e një lidershipi dhe elite të korruptuar. Karakteri imagjinar thotë se patriotizmi i tij e ka nxitur të veprojë dhe të punojë me CIA-n dhe pjesa e fundit e videos tregon një burrë të veshur mirë që kontakton me agjencinë në telefon, nga një oborr i mbuluar nga bora. Zëdhënësi i kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një reagim se CIA kishte bërë një gabim me këtë video pasi e ka hedhur atë në X, platformë kjo e ndaluar në Rusi e ku mund të sigurohet akses vetëm duke përdorur një rrjet virtual privat, që po ashtu janë të ndaluar. “Dikush duhet t’i thotë CIA-s se në vendin tonë, VKontakte është më popullor se X-i i ndaluar dhe se audienca e VKontakte është shumë më e madhe”, tha Peskov.

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30