CIA publikoi 54 dokumente që lidhen me vrasjen e senatorit Robert Kennedy, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump. Dokumentet zbulojnë për herë të parë se përvojën e senatorit Kennedy gjatë udhëtimit në ish-Bashkimin Sovjetik. “Publikimi i sotëm përmbush angazhimin e Presidentit Trump për transparencë maksimale, duke i mundësuar CIA-s të hedhë dritë mbi informacionin që i shërben interesit publik”, tha drejtori i CIA-s duke shtuar se ndjehet krenar për punën mbi këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin amerikan.