30 vite më parë, pika e kalimit të kufirit mes lindjes komuniste dhe perëndimit kapitalist në berlin, e kohës së luftës së ftohtë, checkpoint charlie, u hoq. E ndërtuar për të mundësuar kalimin e të huajve dhe trupave aleate, checkpoint charlie, përdorej po ashtu edhe për shkëmbimet e të burgosurve mes lindjes dhe perëndimit. 30 vjet më pas, vendi është shdërruar në një atraksion të madh turistik dhe autoritetet po mendojnë tani për të ardhmen e saj.