Shqipëria do të ketë për herë të parë një institut kombëtar të tumoreve, sipas modelit italian. Ministja e shëndetësisë, Evis Sala prezantoi tre fushat kryesore ku do të shtrijë veprimtarinë ky institut. Sala: “Shqipëria për herë të parë do të ketë një institut kombëtar të tumoreve. Kemi marrë si shembull modelin e Milanos. Ky institut do ketë tre fusha veprimi: klinike, kimioterapisë, mësimdhënies dhe një fushë kërkimore shkencore. Kjo fushë sjell dy risi: do të ngrihet njësia e studimeve klinike dhe kjo ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që pacientët të bëhen pjesë e studimeve klinike ndërkombëtare pra akses në barna dhe studime inovatore.” Me përfundimin e konçesioneve, shërbimet e check up dhe dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti.