Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier deklaori të martën se Shtëpia e Bardhë nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj. Duke folur pas takimit me përfaqësuesit politik të Kosovës për cështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hovenier theksoi se tonë të qarta se SHBA kundërshton rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.