Detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Tiranës për sulmet kibernetike të Iranit ndaj faqeve qeveritare shqiptare. Në dosje thuhet se hakerat kanë përdorur të njëjtën teknikë kibernetike, si në sulmin e Arabisë Saudite të ndodhur në qershor të vitit 2021. Për marrjen e të dhënave është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe marrë të dhënat në e-maile.