Top News/ Çfarë po ndodh me Netanyahun? Kryeministri izraelit përplaset me ministrin e mbrojtjes
01/09/2024 21:00

Një mosmarrëveshje e ashpër rreth kushteve për arritjen e një marrëveshje që do të sillte lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza shpërtheu mes kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një mbledhjeje të kabinetit izraelit të sigurisë të enjten mbrëma, sipas raporteve të shumta në mediat izraelite. Të dy zyrtarët, raporton CNN, debatuan me tone të ashpëra pasi ministri i mbrotjjes e aakuzoi Netanyahun oasi ka nxitur mosmarrëveshjet me Hamas pas arritjes së pakit të parë të armëpushimit duke vendosur trupat ushtarake përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit. Po ashtu ai ngriti pretendimin se kryeministri po ushtron presion mbi negociatorët në Kajro duke u imponuar atyre kushtet që duhet të prezantojnë. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministri izraelit. Reagim që solli dhe kundërpërgjen tjetër të ministrit Gallant që shtoi se pas shpërndarjes së kabinetit të luftës çdo gjë po kontrollohet nga Netanyahu. Qëndrime që morën mbështetjen edhe të shefit të shtabit të përgjithshëm Herzi Haevi, i cili ishte pjesë e mbledhjes. Ai raportohet të ketë thënë se IDF mund të tërhiqet nga korridori dhe të kthehet “në fund të gjashtë javëve të armëpushimit. Ka mjaft kufizime për negociatat, nuk ka nevojë të shtohet një tjetër.” Sipas rrëfimeve të publikuara, Gallant tha në një moment se “kryeministri me të vërtetë mund të marrë të gjitha vendimet, dhe ai gjithashtu mund të vendosë të vrasë të gjithë pengjet”, duke provokuar qortime nga ministrat e tjerë. Ai shtoi se “30 jetë janë në rrezik”. Gallant shtoi se "në fund Sinëar do t'ju diktojë dhe ju do të tërhiqeni", një referencë për liderin e Hamasit, Yahya Sinëar, i cili mendohet të jetë i fshehur në Gaza. Netanyahu në përgjigje thuhet se insistoi se askush nuk i diktoi atij, duke thënë se "vetëm negociatat e vendosura do ta bëjnë Sinëar të dështojë".

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55