Që prej nisjes së Big Brother Vip, Luiz është banori i parë që zgjohet në shtëpi, pavarësisht orarit të vonë kur fle gjumë. Shpesh herë ai është parë vetëm teksa qëndron në oborr dhe përlotet. Një njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë të hënë, ndërsa arsyet ende nuk dihen. Këngëtari ka përjetuar emocione të forta, madje vetëm pak ditë më parë, i bëri Kiarës edhe një propozim të papritur, por tepër të ndjerë.