Në pakon e re të ndihmës amerikane, Uashingtoni pritet të përfshijë raketa me rreze të mesme veprimi, që në përgjithësi mund të fluturojnë rreth 70 kilometra. Ukrainasit e kanë siguruar SHBA-në se ata nuk do të hedhin raketa brenda territorit të Rusisë, thanë disa zyrtarë të lartë të administratës amerikane, raporton Associated Press.