Top News- Çfarë po bluhet kundër shqiptarëve? Gjuha shqipe objekt diskutimi në tryezën e qeverisë
18/05/2026 22:13

Ndërsa studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kryeministri Hirstijan Mickoski pati një takim me bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhitin dhe Bilal Kasamin. Në fokus të diskutimit ishte kërkesa e studentëve. Ndërkohë kryeministria përmes një njoftimi sqaroi se çështja mund të zgjidhet vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të matur dhe dinjitoze. “Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përfaqësojnë themelin e çdo shteti bashkëkohor dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Për takimin reagoi dhe nënkryetari i BDI, Bujar Osmani që theksoi se nuk ka nevojë për zgjidhje, pasi kjo çështje parashikohet me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. “Duhet vetëm të implementohet. Por këta albanofobë nuk e llogarisin Ligjin për Gjuhët, sepse planifikojnë ta zhbëjnë atë. Prandaj duan ta fragmentojnë shqipen copë-copë, që përdorimi i saj të mbetet në mëshirën e Kryeministrit se ku duhet dhe ku nuk duhet të përdoret”, shkroi Osmani. Ndonëse sot nuk u dha ndonjë afat konkret nga qeveria për zgjidhjen e çështjes, liderët e VLEN-it, Mexhiti e Kasami, postuan statuse në rrjetet sociale, me përmbajtje: “Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58