Në shënimet e kësaj jave, Kryeministri Rama u ndal në disa prej diskutimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme, duke nisur nga debati i krijuar rreth botimit të librit "The Albanian Files" dhe kontributi i arkitekturës bashkëkohore në transformimin e Shqipërisë, tek forcimi i partneriteteve strategjike me vendet aleate dhe perspektiva europiane të vendit, modernizimi i projekteve për infrastrukturën digjitale dhe zhvillimin urban, si dhe rritja e sigurisë energjetike përmes bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare. Po ashtu, përmes shembujve konkretë, Kryeministri foli mbi marrëdhënien mes qytetarit dhe institucioneve, duke vënë në fokus përgjegjësinë e administratës për t'iu përgjigjur nevojave dhe shqetësimeve të përditshme të qytetarëve.