Gjashtë persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohet se goditën shefin e Krimeve të policisë së Sarandës, Mateo Bakalli. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën Butrinti, ku shefi I krimeve, sipas uniformave blu, ndërhyri për të shuar një konflikt që kishte nisur mes rojeve të sigurisë dhe disa personave të tjerë.