Një ditë para seancës plenare, socialisti Ulsi Manja publikoi foto të shkrepura përkrah ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku në Dibër me mbishkrimin: “Fryma e bashkëpunimit i jep Partisë Socialiste madhështinë e një skuadre të madhe fituese, ku drejtuesit politikë që pasojnë njëri-tjetrin i japin forcë skuadrës dhe vazhdimësi punës për njerëzit dhe komunitetin.” Ky detaj nuk mbeti larg vëmendjes së kryedemokratit Sali Berisha, i cili në foltoren e kuvendit tha se Manjën dhe Ballukun nuk i lidh vetëm bashkëpunimi për punët e Partisë Socialiste.