Në një intervistë për Breaking në Top News, ish kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj rrëfen se si ndodhi përplasja mes të afërmve të tij dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit. Ai tha se nëse të afërmit e tij kanë kryer vepër penale janë gati të përballen me ligjin, por shtoi se do të dorëzojë kallëzim në lidhje me veprimet e punonjësve të BKH-së.