Masakra e 2 prillit, ose e nohur edhe si masakra e fundit e komunizmit ndodhi më 31 mars të vitit 1991, pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend, që në atë kohë u fituan nga Partia e Punës. Rezultati nxiti revolta në disa qytete të mëdha të vendit, përfshirë këtu edhe Shkodrën, ku akuzohej pushteti dhe sigurimi i shtetit i asaj kohe për manipulim të rezultatit.