Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një temat kryesore të fjalimit të fundvitit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Duke komentuar paralajmërimin e Serbinë për dërgimin e trupave, Osmani tregoi se në takimin e tyrë të fundit, presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë se “asnjëherë nuk do të ju lëmë vetëm”. Sipas saj, edhe sekretari amerikan Antony Blinken ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën në takimin e fundit në Uashington.