Shtypi britanik këto kohë, është fokusuar më shumë se kurrë tek udhëtimet e rrezikshme të shqiptarëve, me gomone nga franca në angli, me cështjen që është kthyer në një temë të nxehtë edhe për ligjvënësit në londër. Në këtë kuadër, ambasadori i mbretërisë së bashkuar në Tiranë, Alastair King Smith, është takuar me drejtorin e përgjithshëm të policisë shqiptare, Gledis Nano, me të cilin ka diskutuar pikërisht për këtë temë.