Top News – Çfarë është “Bordi i Paqes” i Trump? Kush po i bashkohet dhe kush jo, ja shqetësimet
22/01/2026 13:28

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të tërheqë aleatët perëndimorë në “Bordin e tij të Paqes”, por deri më tani ka fituar mbështetjen e sundimtarëve të Lindjes së Mesme, njeriut të njohur si diktatori i fundit i Evropës dhe të paktën të një udhëheqësi të kërkuar për krime lufte. Trump ka ftuar dhjetëra vende të bashkohen me bordin që kërkon të zgjidhë konfliktet globale, por mandati i tij ka alarmuar disa aleatë të SHBA-së, ashtu si edhe komenti i udhëheqësit të SHBA-së se ai “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Bordi, i kryesuar përjetë nga Trump, fillimisht u konceptua si një organ i kufizuar i ngarkuar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës që u shkatërrua nga lufta dyvjeçare e Izraelit. Por qëllimi i tij është zgjeruar që atëherë për të trajtuar konfliktet në të gjithë botën, dhe drafti që u dërgua së bashku me ftesat, as nuk e përmend Gazën. Kundërshtarët e SHBA-së, Rusia dhe Kina, janë mes atyre që janë ftuar të bashkohen me bordin, duke ofruar vende të përhershme për një çmim prej 1 miliard dollarësh. Aleatët evropianë, shtetet e Gjirit të pasura me naftë, ish-republikat sovjetike dhe madje edhe Papa kanë marrë gjithashtu oferta. Një draft-statuti i bordit, i siguruar nga CNN, e përshkruan atë si një "organizatë ndërkombëtare" që promovon stabilitetin, paqen dhe qeverisjen "në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti". Trump do të shërbejë si kryetar i përhershëm i bordit, ndoshta duke mbajtur postin përtej mandatit të tij të dytë si president, sipas statutit. "Bordi i Paqes" do të ketë një "Bord Ekzekutiv themelues" që përfshin dhëndrin e Trump, Jared Kushner, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin special Steve Ëitkoff dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Bahreini, Pakistani, Turqia, Hungaria, Maroku, Shqipëria, Kosova, Argjentina dhe Paraguai e kanë pranuar tashmë ftesën e Trump, bashkë me Kazakistanin dhe Uzbekistanin, Indonezinë dhe Vietnamin. Netanyahu është po gjithashtu dakord pavarësisht se përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Armenia dhe Azerbajxhani, gjithashtu kanë thënë po, bashkë me bjellorusinë. Putini ende nuk ka dhënë një përgjigje por ka përmendur mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse në shba për të paguar tarifën 1 miliardë dollarëshe. Në anën tjetër Franca dhe Norvegjia kanë refuzuar, Kina nuk ka marrë ende një vendim ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte e vështirë të ishte "së bashku me Rusinë në një këshill". Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se mund të ketë probleme kushtetuese me anëtarësimin ndërsa irlanda po e shqyrton ftesën me kujdes.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58