Dy janë pistat që po hetohen paraprakisht në lidhje me shpërthimin tragjik në Lushnje, që la pas dy persona të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur. Pista e parë, është ajo që vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë duke nxitur më pas shpërthimin e një bombole me lëndë tejet shpërthyese që ndodhej aty pranë.