Top News – Çështja ‘Stormy Daniels’, Trump thirret të dëshmojë për raportet me yllin e filmave porno
10/03/2023 22:18

Prokurorët e Nju Jorkut kanë thirrur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të dëshmuar para një jurie mbi çështjen Stormy Daniels. Ish-presidenti karizmatik është prej 5 vitesh nën hetim nga prokuroria e Manhatanit, në lidhje me pagesat e supozuara të parave, në emër të ish yllit të filmave për të rritur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati I Trump, teksa mediat amerikane raportojnë se thirrja e ish-presidentit për të dëshmuar para një jurie të madhe, tregon se ai mund të përballet me akuza. Zonja Daniels thotë se ajo mori 130,000 dollarë para zgjedhjeve të 2016 në këmbim të heshtjes për një raport seksual të saj me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në atë kohë, Trump mohoi të ketë pasur një raport seksual me yllin e filmave për të rritur, megjithatë në 5 vitet e fundit hetimet mund të kenë nxjerrë në dritë të tjera fakte. Një juri e madhe krijohet nga një prokuror për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzat ndaj një personi, teksa raportohet se për rastin në fjalë kanë dëshmuar tashmë edhe disa ish-ndihmës të Trump, gjatë kohës që ai ishte president. Nëse prokurorët vendosin të vazhdojnë përpara me ngritjen e akuzave, atëherë kjo mund të jetë çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA-ve. Vlen të theksohet se Trump po hetohet për disa çështje, teksa thirrja për të dëshmuar vjen në një kohë kur 76-vjeçari ka nisur një tjetër fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55